SCOTTISH PREMIERSHIP
Grezda e Gerrard s’arrijnë kreun, mposhten në shtëpi
6 December, 2018 @0:03
Glasgow Rangers sonte ka pasur rastin që të merr kreun e elitës së futbollit skocez.
Mirëpo ekipi i drejtuar nga Steven Gerrard, ku u fut edhe krahu gjakovar, Eros Grezda, prej minutës së 52-të të ndeshjes nuk ka arritur t’i bëj ballë Aberdeenit, duke u mposhtur 0-1.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Scott McKenna në minutën e shtatë të ndeshjes, ndërsa fundin e takimit ekipet e pritën me 10 lojtarë, pasi që Sam Cosgrove i mori dy të verdha brenda 34 minutave lojë, e Alfredo Morelos i vendasve, brenda 64 minutave.
Për më tepër, kjo ka qenë humbja e parë e stinorit në Premier Ligën skoceze për ekipin e Gerrardit në shtëpi, ndërsa dështimin e tyre e shfrytëzoi Kilmarnock, që me fitore 2-0 ndaj Livingstonit kapi kreun e klasifikimit.
TABELA AKTUALE E PREMIER LIGËS SKOCEZE:
1 | Kilmarnock | 16 ndeshje | 31 pikë | |
2 | Glasgow Rangers | 15 ndeshje | 30 pikë | |
3 | Celtic | 14 ndeshje | 30 pikë | |
4 | Hearts | 16 ndeshje | 27 pikë | |
5 | St Johnstone | 15 ndeshje | 25 pikë |