Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - DRENICA

Uka e Gashi golashënues, Drenica e mbyllë vjeshtën me fitore

Foto: FC Drenica

Uka e Gashi golashënues, Drenica e mbyllë vjeshtën me fitore


11 December, 2021 @14:59

Me fitore e ka mbyllur stinorin vjeshtor skuadra e Drenicës.

Sot Drenica triumfoi 0-2 (Kreshnik Uka 21’, Fatlum Gashi 52’) ndaj Feroniklit, për t’ia thelluar këtij të fundit edhe më tepër krizën.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 0-1 në të mirë të Drenicës. Goli që e hapi sfidën u shënua nga Kreshnik Uka, që po kalon sezon fenomenal me fanellën e Drenicës.

TABELA AKTUALE

Në minutën e 52’ të ndeshjes, Drenica e shënoi edhe golin e sigurisë. Ishte Fatlum Gashi ai që realizoi për 0-2, e më pas pjesa tjetër e ndeshjes u menaxhua mirë dhe skuadra nga Skenderaj e mbylli takimin me 3 pikë të arkëtuara. Për më tepër, në pjesën e mbetur të ndeshjes Drenica pati edhe një gol të anuluar nga sistemi VAR.

Kështu, Drenica do të dimërojë në vendin e gjashtë të renditjes, kurse Nikli, që pati një vjeshtë katastrofale, do të dimërojë si skuadra e fundit e renditjes, duke e rrezikuar kështu tepër seriozisht rënien në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga