DRENICA - FERONIKELI
Uka shpëton Drenicën, “nxehtë” rreth zonës së barazhit
24 April, 2021 @16:57
Falë një supergoli të shënuar nga Kreshnik Uka në çastet e fundit të ndeshjes, Drenica arriti ta mbyllë pa humbje duelin e sotëm ndaj Feronikelit në “Bajram Aliu”.
Ndeshja e luajtur sot në Skenderaj u mbyll 1-1 (Marko Simonovski 1’ / Kreshnk Uka 90+2) pas 90 minutave.
Një gol i Marko Simonovskit në minutën e parë të ndeshjes për pak sa nuk i mjaftoi Niklit që ta fitojë duelin e sotëm ndaj skuadrës nga qyteti fqinjë, por ishte Kreshnik Uka ai që me një supergol nga gjuajtja e lirë ia mohoi fitoren skuadrës mysafire.
Asistues në golin e Niklit ishte Jean Da Silva, e pjesa tjetër e ndeshjes kaloi pa gola të shënuara deri krejt në fund, kur Uka barazoi për 1-1.
Ky barazim mban gjithçka të hapur sa i përket luftës për t’u larguar nga barazhi dhe pika e arritur sot në fund mund të jetë tejet e vlefshme për skuadrën e Drenicës.