SERIE A
Ulkonja barazon në Friuli
9 March, 2013 @23:03
Ndeshja e parë dhe e vetme e Serie A-së sonte ndërmjet Udineses dhe Romës ka përfunduar me barazim 1-1.
Roma ka qenë e para që ka arritur të dalë në epërsi me anë të golit të shënuar nga Erik Lamela në minutën e 20-të të ndeshjes.
Mirëpo, në pjesën e dytë Udinese ka arritur që të barazojë në saje të Luis Murielit, me anë të golit të tij të shënuar në minutën e 62-të.
Por ulkonja romake nuk ka arritur të bëj asgjë më shumë në ndeshje edhe pasi që mbrojtësi i vendasve Thomas Hertaux u ndëshkua me karton të kuq direkt 17 minuta pa përfunduar ndeshja.
Barazimi në këtë ndeshje nuk i konvenoi asnjërës palë, të cilat po synojnë vendet më të larta në tabelë. Roma mbetet e shtata, derisa Udinese e nënta në klasifikim të Serie A-së.
SERIE A, SONTE:
Udinese - Roma | 1-1 |