LIDERI TRIUMFON NË SHTESA
Ulluri vendos në kohën shtesë, Feronikeli’74 vazhdon me fitore
24 February, 2023 @23:42
Feronikeli’74 ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në pjesën pranverore të stinorit, derisa ekipi i drejtuar nga Granit Begolli po vazhdon rrugëtimin për të kërkuar Superligën, duke qëndruar në krye të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi A.
Ekipi nga Drenasi, Feronikeli’74 që shfrytëzon gjithçka të Feronikelit (ish-kampion dhe i rënë në sezonin e kaluar nga Superliga), zyrtarisht të shuar, dhe që pa ndonjë sqarim shtesë ishte fuzionuar me të rënë nga Superliga me Fortunën, për të vazhduar garat menjëherë në Ligë të Parë, përkundër borxheve dhe ndalesës së transfereve nga FIFA, ka mposhtur dje mjaft vështirë Rahovecin e Senad Alirifës dhe atë vetëm falë golit të shënuar nga Gentrit Ulluri dhe këtë, në kohën shtesë të ndeshjes, pasi që referi kryesor i duelit kishte dhën katër minuta shtesë.
Sidoqoftë, Ulluri solli gëzimin e madh te lojtarët, ndërs Feronikeli’74 që kërkoi golin në pjesë të parë më shumë, me dy raste të mira të sulmuesit Dren Gashi (8’ dhe 16’), nuk e gjeti rrugën e golit, pasi që Arianit Kuçi në portën e vreshtarëve ishte në formë të mirë sot.
Ndërsa rasti më i mirë i ndeshjes për Rahovecin, në minutën e 87 të saj, kur shkoi në pakthim, në kohën shtesë dënimi i Ullurit vendosi, kur qëlloi me kokë për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.
Fitorja, bën që Feronikeli’74 të flej qetë së paku edhe dy xhiro në krye të renditjes tabelare, ndërsa ka 34 pikë nga 16 ndeshje si dhe me këtë të sotmen ka shënuar fitoren e dhjetë sezonale.
Ndërkaq Rahoveci në anën tjetër ka pësuar humbjen e katërt të stinorit dhe të parën në pranverë, derisa qëndron në vendin e katërt të tabelës për momentin me 26 pikë nga 16 ndeshje.