ULPIANA - BALLKANI
Ulpiana - “ilaçi” për skuadrat e mëdha, mposhtë Ballkanin me përmbysje!
31 October, 2021 @14:57
Pasi i ndali në barazim Dritën e Prishtinën e pasi e mposhti Gjilanin më herët gjatë këtij sezoni, Ulpiana sot ka arritur ta ndalë një tjetër garues për titull të Superligës.
Sot Ulpiana e mposhti me rezultat 2-1 (Iran Junior 69’, Ardi Shala 90+3’ / Ardi Shala (AG) 47’) Ballkanin e Bekim Isufit.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e dukshëm më interesante ishte pjesa e dytë.
Pak pasi filloi pjesa e dytë, erdhi goli i Ballkanit. Në minutën e 47’, Ardi Shala i Ulpianës e dërgoi topin në rrjetën e gabuar pas krosimit të ardhur nga Armend Thaqi, mbrojtësi i djathtë i Ballkanit.
Mirëpo, vendasit nuk u dekurajuan dhe luftuan për ta gjetur barazimin, i cili erdhi në minutën e 69’, kur Iran Junior shënoi një supergol për rezultatin 1-1. I njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 75’, por për fatin e tij të keq, ai gol u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Krejt në fund të ndeshjes, kur u mendua se pikët mes skuadrave do të ndahen, në skenë doli Ardi Shala i Ulpianës, i cili shënoi për 2-1 në minutën e tretë të ndeshjes dhe kështu ia dhuroi tri pikë skuadrës së tij. Duke e shënuar golin e fitores në fund të përballjes, Shala “u shfajësua” disi për autogolin që e shënoi pikërisht në këtë takim.
Kjo fitore bën që Ulpiana momentalisht të jetë jashtë zonës së rrezikshme, kurse Ballkani me këtë gabim e lëshon kreun e klasifikimit të paktën përkohësisht.