KUPA e KOSOVËS
Ulpiana shfrytëzon krizën e prizrenasve, eliminon Lirinë
13 December, 2020 @15:17
Liria e Prizrenit, që dje ka zyrtarizuar trajnerin e ri i cili do të merr detyrën të hënën, është eliminuar sot edhe nga Kupa e Kosovës.
Prizrenasit janë mposhtur në Lipjan, nga skuadra e Ulpianës, të cilët me golat e shënuara në 15 minutat e fundit të ndeshjes i kanë dhënë fund dilemave për vazhdim, për ta mposhtur Lirinë 2-0 [Armend Blakçori 77p., Urim Statovci 90]. Bile, nga penalltia për vendasit pranë rezultatit 0-0 shënoi portieri i tyre, Blakçori.
Kështu Ulpiana siguron të tetën e finales së Kupës në pranverë, derisa Liria e Prizrenit tashmë në total me 7 ndeshje pa fitore, thellon edhe më krizën në klub.