Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIRMINGHAM

Unai Emery rikthehet në Premier Ligë

Unai Emery rikthehet në Premier Ligë


24 October, 2022 @22:20

Spanjolli Unai Emery prej sonte edhe zyrtarisht i kthehet Premier Ligës, pasi që Aston Villa e ka zyrtarizuar atë si kryetrajner të ri të skuadrës, pas largimit të Steven Gerrardit nga ky post.

Ish-trajneri i Arsenalit, Emery, që deri tash ka drejtuar Villarrealin do të merr drejtimin e Aston Villës më 1 nëntor. Aston Villa ka paguar dëmshpërblimin prej 6 milionë eurove në arkë të Villarrealit për ta marrë 50-vjeçarin.

“Aston Villa është e emocionuar që mund të zyrtarizoj Unai Emeryn si trajner të ri të skuadrës. Trajneri i nivelit të lartë me shumë përvojë që ka në karrierë të tij mbi 900 ndeshje të drejtuara më parë ka qenë pjesë e Premier Ligës me Arsenalin dhe i ka dërguar ata deri në finale të Europa Ligës. Ai gjithashtu ka arritur sukses me Sevillën dhe Paris St Germainin. Me Sevillën ka fituar tre tituj të Europa Ligës radhazi, ndërsa me PSG-në ka fituar titullin kampion, dy Kupa të Francës, dy Kupa të Ligës dhe dy Superkupa,” ka shkruar njoftimi i klubit me rastin e zyrtarizimit të Emeryt.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League