Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

“Unë nuk e njoh Real Madrid pa Sergio Ramos”

Foto: Pinterest Official

“Unë nuk e njoh Real Madrid pa Sergio Ramos”


23 June, 2021 @15:32

Ditë më parë Sergio Ramos është larguar nga skuadra e Real Madridit, kjo pasi që mbrojtësit i kishte skaduar kontrata dhe se drejtuesit nuk e kishin në plane më atë.

Por, pas shumë fjalëve e mundësive që Ramos të largohet në Itali, ka folur ish-bashkëlojtari i tij, Kroos.

“Unë nuk e njoh Real Madrid pa Sergio Ramos. Ishte e pakonceptueshme që ky lojtar nuk do të mbaronte karrierën e tij në Real Madrid”, ishin fjalët e një Kroos që ky i fundit priste që ai(Ramos)  të qëndronte.

“Unë jam gjithashtu i sigurt që ne do ta shohim atë përsëri në Real Madrid, pa marrë parasysh rolin e tij. Do të ishte gjithashtu neglizhencë të mos kesh dikë të tillë në klub dhe ta mbash atë, pasi ai ende mund të kontriboj shumë në të ardhmen.” theksoi ai.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga