PREMIER LEAGUE
United e Chelsea në top4, Watford e Bournemouth në Championship
26 July, 2020 @19:18
Është mbyllur plotësisht sezoni 2019/2020 në Premier League.
Me kampionin që tash e sa kohë dihej, në xhiron e fundit të kampionatit vëmendja ishte te skuadrat që po luftonin për pozitat që dërgojnë në gara evropiane dhe te ato skuadrat që po luftonin për mbijetesë.
Në ndeshjen direkte ndaj Leicester Cityt, United arriti të shënojë fitore 0-2, për ta mbyllur kështu sezonin në vendin e tretë. Ndërkohë, Chelsea fitoi 2-0 ndaj Wolves në shtëpi dhe kështu United dhe Chelsea mbyllën sezonin në pozitat 3 dhe 4.
Në Europa League direkt shkon Leicester (dhe Arsenali nëse e mposht Chelsean në finale të FA Cup), kurse në fazën kualifikuese për Europa League shkon Tottenhami.
Sa i përket mbijetesës, Aston Villa barazoi 1-1 ndaj West Hamit në Londër dhe me këtë pikë e arriti mbijetesën. Në Championship, përveç Norwichit, ranë edhe Bournemouthi e Watfordi.
Rezultatet e xhiros së fundit:
Renditja përfundimtare për sezonin 2019/2020: