Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERE

United pas anglezit të Atleticos, problem çmimi

Foto: EURO-20 Official, June2021

United pas anglezit të Atleticos, problem çmimi


17 June, 2021 @20:20

Kanë filluar bisedimet në mes drejtuesve të United dhe AtleticoMadrid për transerimin e mbrojtësit anglez, Trippier tek United.

Mbrojtësi i Atletico raportohet të vlerësohet në më shumë se 40 milionë euro, pavarësisht se është 30 vjeç dhe i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata e tij në kryeqytetin spanjoll.

Manchester United është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për të sfiduar Aaron Wan-Bissaka në një përpjekje për të kopjuar atë që ata arritën në krahun e majtë me Luke Shaw dhe Alex Telles.

Kuqezinjtë janë lidhur shumë me mbrojtësin e Atletico Madridit, Kieran Trippier, pasi anglezi pati një eksperiencë të shkëlqyeshme në kryeqytetin e Spanjës, ndërsa Atletico ngriti titullin në La Liga muajin e kaluar.

Madrid thuhet se kërkon më shumë se 40 milionë euro për mbrojtësin e tyre të djathtë Kieran Trippier, një çmim që United ka të ngjarë të mos jetë i gatshëm të paguaj.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League