Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UNITED - ROMA

United zgjohet në pjesën e dytë, i afrohet finales

United zgjohet në pjesën e dytë, i afrohet finales


29 April, 2021 @22:59

Pas dështimeve në 4 gjysmëfinale rresht në të gjitha garat, Solskjaer më në fund duket se do ta arrijë finalen e tij të parë si trajner i Manchester United.

Sonte Manchester United e deklasoi 6-2 Romën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa Leagues, për t’iu afruar kështu shumë finales së Gdanskit.

Ndonëse rezultati i pjesës së parë ishte 1-2, United u zgjua në pjesën e dytë dhe shënoi plot 5 herë, për ta mbyllur ndeshjen 6-2.

Një prej golave të Romës u shënua nga Dzeko, i cili sonte arriti të shënojë në “Old Trafford” ndaj Unitedit për 3 skuadra nga 3 shtete të ndryshme: Wolfsburg, Manchester City e Roma, e goli tjetër i italianëve u shënua nga Pellegrini përmes penalltisë.

Te United, dy herë shënoi Cavani, dy herë Fernandes e nga një herë Pogba e Greenwood.

Ndeshja kthyese mes skuadrave luhet javën tjetër në “Olimpico” të Romës.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League