Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 KORRIKU 0-1 VUSHTRRIA

Urim Statovci përsëri vendimtar

Foto: 2korriku.com

Urim Statovci përsëri vendimtar


15 October, 2022 @15:58

Sikur në disa ndeshje tjera kampionale, ashtu edhe sot, Urim Statovci ka dalë të jetë njeriu që vendos ndeshjen dhe kësaj radhe i solli fitoren e pestë kampionale të Vushtrrisë, në fitoren minimale që ekipi i tij e shënoi ndaj 2 Korrikut në Prishtinë.

2 Korriku 0-1 Vushtrria [Urim Statovci 48]

Pas pjesës së parë pa gola, që në fillim të pjesës së dytë Statovci shënoi për epërsinë e vushtrriasve, gol ky që doli të jetë edhe i fitores për ekipin e drejtuar nga Alban Dragusha.

TABELA AKTUALE

Derisa 2 Korriku mbetet në fund të renditjes në Ligë të Parë Grupi B, Vushtrria me këtë fitore të sotme, me një ndeshje më shumë ka dalë në vend të dytë të renditjes tabelare.



i:

Viva Fresh Liga e Parë; Java e Tetë

2 Korriku – Vushtrria 0:1 (0:0 pas pjesës së parë)

Golashënues: Urim Statovci (60’)

Gjyqtarët: Taulant Haxhimustafa, Arsim Sadiku, Pashtrik Burrniku

Delegat i ndeshjes: Enver Duriqi

Vëzhgues i gjyqtarëve: Zymer Berisha

Formacioni startues i 2 Korrikut: A. Ajeti, P. Osmani, A. Beqiri (A. Oruqi (38’), A. Shahini, R. Jashari, Y. Prekopuca (kap.), A. Bllaca, L. Jetullahu, Sh. Aliti (F. Bajrami 28’), M. Avdiu (E. Morina 71’), G. Latifi (Rr. Rama 71’). Kryetrajner: Besim Ademi.

Formacioni startues i Vushtrrisë: P. Tahiri, E. Halimi, Rr. Statovci (Z. Ademi 46’), L. Avdyli, A. Makolli, L. Emini (L. Behrami 88’), E. Pasoma, D. Ahmeti (T. Avdyli 85’), D. Maxhuni (kap.), U. Statovci (G. Sahiti 90+), A. Shala (E. P. Irogue 46’). Kryetrajner: Alban Dragusha.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë