Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJOSA 2-2 VUSHTRRIA

Urim Statovci shpëton Vushtrrinë!

Urim Statovci shpëton Vushtrrinë!


14 September, 2022 @15:39

Sulmuesi Urim Statovci ka qenë protagonisti kryesor i ndeshjes së zhvilluar në Shtimje të martën, derisa secilës epërsi të Vjosës, i kundërpërgjigjej me gol, e këtë të fundit në kohën shtesë, për të mos lënë që ekipi i tij të mposhtet!

Vjosa e Erdin Hashanit luftoi mjaft dhe tregoi lojë, por epërsia e saj dy herë u neutralizua nga Statovci në formë, ashtu që ekipi i Alban Dragushës u kthye në shtëpi i pamposhtur, duke rrëmbyer një pikë si mysafir. Vjosa 2-2 Vushtrria [Albijon Shurdhiqi 33, Pëprarim Livoreka 73pen. - Urim Statovci 46, 90+5]

TABELA AKTUALE

Të dyja ekipet kanë bilans të njëjtë tash, me nga 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, ndërsa në javën tjetër Vushtrria pret Vllazninë në formë, ndërsa Vjosa i shkon Ramiz Sadikut.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë