BULLGARI

Vajushi dhe Gjasula shkëlqejnë
9 November, 2013 @15:49
Mesfushorët shqiptarë të Litexit, Armando Vajushi dhe Jurgen Gjasula, kanë shkëlqyer sot në fitoren e ekipit të tyre ndaj Pirinit të fundit në tabelë.
Vajushi ka shënuar dy golat e para ekspres për ekipin e tij në minutat 4’ dhe 7’, ndërsa Gjasula ka vazhduar në minutën 36’ dhe të 74-tën nga penalltia për të regjistruar fitoren e lartë të Liteksit lider në Bullgari 6-2.
Ky ka qenë goli i shtatë i Vajushit në 17 xhirot e stinorit, derisa Gjasula ka shënuar katër gola.
Litex është në krye të tabelës aktualisht në ligën elite bullgare me 37 pikë, sa ka edhe Ludogoretsi me një ndeshje më pak.