Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FEMRAT

Vajzat dardane U19 mposhtin thellë Qipron U19

Foto: FFK

Vajzat dardane U19 mposhtin thellë Qipron U19


Teksti: FFK

4 April, 2023 @22:22

Kombëtarja e Kosovës për vajzat U19 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në kuadër të turneut kualifikues të Ligës B në Grupin B3 për Euro 2023 që po zhvillohet në Belfast. Dardanet e drejtuara nga Albina Rrahmani fituan në duel me Qipron, me rezultat 4:0. Kosova mbizotëroi që nga fillimi i ndeshjes, duke mos e vënë në dyshim për asnjë moment fitoren. Serinë e golave e hapi Riga Kallaba, në minutën e 23-të, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Floriana Haxhiu, në minutën e 36-të.

Kosova W

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, por dominimi i Dardaneve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku u realizuan edhe dy gola tjerë. Fillimisht Albulena Guri shtoi shifrat në 3:0, në minutën e 76-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Lorita Islami, nga penalltia në minutën e 88-të. Krahas Qipros në grup me Kosovën janë edhe Irlanda Veriore dhe Letonia. Ndeshjen e radhës Dardanet e luajnë kundër letoneve, më 7 prill, derisa në fund luajnë kundër nikoqirit, Irlandës Veriore, më 10 prill.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova