DUELI KONTROLLUES

Vaksinat anulojnë miqësoren
19 August, 2021 @23:48
Skuadra e Ferizajit, që po luan miqësore të shpeshta në prag të fillimit të stinorit të ri të Ligës së Parë, ka bërë të ditur sot se ndeshja e radhës miqësore është anuluar.
Kjo, pasi që ekipi kundërshtar Vushtrria do të duhet të vaksinohet në ditën e përcaktuar për zhvillimin e ndeshjes dhe kështu, loja s’do të zhvillohet.
Ferizaji, por edhe Vushtrria, kanë bërë një ri-organizim të theksuar këtë verë dhe pritet të kenë stinor të suksesshëm, derisa stinori nis për ferizajasit në fundjavën e ardhshme.
I gjithë stafi bashkë me lojtarët e Vushtrrisë pritet të vaksinohen të shtunën më 21 gusht, në ditën kur ishte paraparë të luhet dueli miqësor me Ferizajin.
Në anën tjetër, Ferizaji së fundi barazoi në miqësore me Lirinë e Prizrenit 0-0 në Përparim Thaqi të qytetit të vjetër.