Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMP'S CUP

Valencia, më e mirë se Evertoni

icc.com

Valencia, më e mirë se Evertoni


7 August, 2013 @9:02

Një gol i vetëm në ndeshje ka qenë i mjaftueshëm për lakuriqët që të sigurojnë fitoren dhe për të përfunduar International Champions Cup në vendin e pestë. 

Valencia ka mposhtur Evertonin me golin e vetëm të shënuar nga Michel në minutën e 52-të të takimit. Derisa erdhi goli, përkundër se kishte raste më të pakta, Evertoni ka pasur rastet më të mira, por spanjollët me lojën e treguar gjatë gjithë ndeshjes kanë arritur që të bindin në cilësinë e tyre, gjë që u kurorëzua edhe me gol - dhe fitore në fund. 

Kështu Valencia ka zënë vendin e pestë, Everton të gjashtin në këtë turne, derisa Inter i shtati dhe Juventus i fundit, kompletojnë gjysmën e dobët të renditjes, para ndeshjeve të mëngjesit të hershëm të nesërm, ku do të përcaktohet katërshja e parë e turneut. 


 
Të gjitha lajmet nga