HUAZIM

Valmir Veliu kalon te Istanbulspor
21 February, 2023 @11:35
Sulmuesi kosovar, Valmir Veliu, është lojtar i ri i ekipit të Stambollit, Istanbulspor. Futbollisti 22-vjeçar deri tash ka qenë pjesë e skuadrës së Gaziantepit, që janë tërhequr nga garat për shkak të termetit të ndodhur në regjionin e tyre.
Istanbulspor po synon mbijetesën në Superligën turke këtë stinor, ndërsa Veliu pritet t’i ndijmojë skuadrës, ku luajnë edhe kosovarët tjerë si Florian Loshaj e Jetmir Topalli. Gjatë 19 ndeshjeve të luajtura në vjeshtë me Gaziantepin Veliu ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.
Ish-lojtari i Llapit ka kontratë me Gaziantepin deri në vitin 2025, ndërsa te Istanbulspori ka shkuar si huazim.