Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REIMS - PSG

Valon Berisha 45 minuta, Messi debuton, PSG fiton

Valon Berisha 45 minuta, Messi debuton, PSG fiton


29 August, 2021 @22:39

Në një stadium të mbushur plot, ku të gjithë kishin ardhur për ta parë nga afër debutimin e Leo Messit, PSG e mposhti 0-2 skuadrën vendase të Reimsit.

I shumëpërfoluri për një largim nga Parisi, Kylian Mbappe, shënoi dy golat e Parisit sonte, ndërkohë që Messi debutimin e tij e bëri duke u inkuadruar nga banka në minutën e 66’ në vend të Neymarit.

Te vendasit, Valon Berisha u inkuadrua me të filluar pjesa e dytë dhe luajti deri në fund, kurse Arbër Zeneli është ende i lënduar.

Pas 4 xhirove, Parisi prin në Ligue 1 me 4 fitore, kurse Reims momentalisht ka vetëm 3 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1