REAL MADRID

Foto: Google
Negativ në test, udhëton për Londër
4 May, 2021 @14:03
Pas rezultateve negative për Covid-19, në testin e dytë të Fede Valverdes ai udhëtoi me ekipin për përballjen me Chelsea, në raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet në Stamford Bridge këtë të mërkurë nga ora 21:00.
Uruguajani ka qenë në izolim që nga 18 prilli, pasi ai kishte qenë në kontakt me një pozitiv me virus.
Lojtari, në fillim doli negativ, më pas përfundoi në testimin pozitiv për koronavirus më 21 prill dhe qëndroi në karantinë.
Deri më tani, ai ka humbur katër ndeshje në kampionat (Getafe, Cádiz, Betis dhe Osasuna) dhe një në Ligën e Kampionëve, ndeshjen e parë të gjysmëfinales kundër Chelsea.