HOLANDEZI

Mark van Bommel, merr detyrën e trajnerit të Wolfsburgut në Bundesligë/ Foto: Vfl Wolfsburg
Van Bommel në Bundesligë, si trajner
6 June, 2021 @10:21
Futbollisti i dikurshëm i Barcelonës, Bayernit e Milanit, Mark Van Bommel, ka marrë detyrën e trajnerit të Wolfsburgut në Bundesligë.
Menaxheri 44 vjeçar, Van Bommel, që më parë si trajner ka punuar në Australi, PSV dhe EBA, për herë të parë futet si trajner në njërën ndër 5 ligat më të forta të futbollit dhe nga opinioni gjerman me kurreshtje pritet të vlerësohet puna e tij.
Ujqit e Wolfsburgut kanë bërë të ditur se holandezi ka arritur marrëveshje me klubin për dy sezone.