MESFUSHORI
Vazhdon edhe tre vjet
21 June, 2015 @17:41
Charlie Adam ka vazhduar kontratën edhe për tre vite tjera me ekipin e tij Stoke City.
Skocezi Adam ka cicëruar në Twitter të jetë i lumtur për vazhdimin e kontratës me ekipin e tij të deritashëm, për të cilët do të luaj deri në qershor të vitit 2017 me opcion për vazhdim deri në qershor të vitit 2018.
Adam ka shënuar 7 gola për ekipin e tij, nga 36 paraqitje sa ka pasur në Premiership.
Ai ka luajtur më parë për Liverpoolin dhe Blackpoolin.