Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - LLAPI

Vazhdon forma e Gjilanit, thellohet kriza e Llapit

Vazhdon forma e Gjilanit, thellohet kriza e Llapit


29 September, 2021 @17:50

Gjilani sot e mposhti Llapin me rezultat 2-1 [Gerhard Progni 65p’, Armend Halili - Francisco Riveria 18’]

Llapi kaloi në epërsi me Francisco Riverian në minutën e 18’, ku dhe ishte rezultati i pjesës së parë.

Skuadra nga Podujeva, në minutën e 64’, mbeti pa një lojtar, pasi që Kushtrim Shabani shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Nga pika e bardhë në minutën e 65’ nuk gaboi Gerhard Progni dhe e barazoi rezultatin.

E goli i fitores erdhi nga Armend Halili në minutën e 88’ të ndeshjes, që shënoi me kokë.

TABELA AKTUALE

Gjilani me 12 pikë ngritet në pozitën e tretë në Superligë, kurse Llapi me 3 pikë dhe pa fitore gjendet në fund të tabelës.

Në xhiron tjetër Gjilani përballet me Malishevën, kurse Llapi me Dukagjinin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga