Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - ISTOGU

Vazhdon kriza e Vëllaznimit, Istogu fiton në Gjakovë

Foto: KF Istogu

Vazhdon kriza e Vëllaznimit, Istogu fiton në Gjakovë


21 March, 2021 @15:15

S’ka as sot rezultat pozitiv për Vëllaznimin!

FORMACIONET STARTUESE

Skuadra gjakovare sot u mposht 0-2 nga Istogu në Gjakovë, skuadër për të cilën golat e fitores u shënuan nga Herolind Zekaj dhe Erjon Qeta.

Të dy golat e mysafirëve erdhën në pjesën e dytë, respektivisht në minutat 65’ e 75’, pas pjesës së parë që u mbyll me rezultat të bardhë.

TABELA AKTUALE

Fitorja e shënuar në Gjakovë e mban Istogun në garë për rikthim në Superligë, kurse Vëllaznimi ndodhet shumë pranë vendit të fundit, i cili dërgon në Ligën e Dytë sezonin e ardhshëm.

Xhiron e ardhshme, Vëllaznimi shkon në Prizren për t’u përballur me skuadrën A&N, kurse Istogu e pret në shtëpi Malishevën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë