SUPERKUPA: CHELSEA - VILLARREAL
Vazhdon magjia e Tuchellit, Superkupa e Chelseat
11 August, 2021 @23:53
Pas Ligës Kampione, Chelsea fiton edhe Superkupën, duke e mposhtur Villarrealin pas ekzekutimit të penalltive 1-1 (6-5).
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Hakim Ziyech, pas një asistimi të Kai Havertz në minutën e 27’.
Rezultatin e barazoi Gerard Moreno në pjesën e dytë në minutën e 72’ dhe me këtë rezultat ndeshja shkoi në vazhdime.
Fituesi nuk u caktua as në vazhdimet, derisa një minutë para se të përfundonte ndeshja, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, e zëvendësoi portierin Edouard Mendy me Kepa Arrizabalaga.
Arrizabalaga ishte në fushë vetëm për penallti derisa e kreu detyrën në mënyrën më të mirë, duke i pritur 2 penallti dhe ia solli Superkupën skuadrës së tij.
Chelsea e fitoi për herë të dytë Superkupën e UEFA-së, kurse për herë të parë e kishte fituar në vitin 1998.