Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALLORCA

Vedat Muriqi asiston, Mallorca mbijeton

Vedat Muriqi asiston, Mallorca mbijeton


22 May, 2022 @22:01

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, përsëri ka qenë protagonist në fitoren e ekipit të tij, kësaj radhe të vlefshme për mbijetesë në LaLiga direkt.

Ai ka bërë një pasim të dyfishtë me Angel Rodriguezin në zonë, për ta lënë spanjollin të vetëm para portës kundërshtare në fund të pjesës së parë për epërsinë e ekipit.

Më pas, ka shënuar edhe zëvendësuesi Clement Grenier dhe kështu Mallorca me fitoren si mysafir ndaj Osasunës 0-2 [Angel 47, Grenier 83] ka siguruar mbijetesën në LaLiga.

Kujtojmë, Muriqi ka ardhur në janar te Mallorca si huazim nga Lazio, derisa spanjollët kanë të drejtë të blejnë kartonin e prizrenasit.

Ai ka shënuar 5 gola për Mallorcën gjatë pjesës pranverore të stinorit, në LaLiga nga 16 paraqitje.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga