Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALLORCA

Vedat Muriqi i gatshëm, mund të debutojë nesër në Copa del Rey

Vedat Muriqi i gatshëm, mund të debutojë nesër në Copa del Rey


1 February, 2022 @23:25

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, pas stërvitjeve të mbajtura sot me ekipin e tij të ri Mallorca, duket të jetë i gatshëm për paraqitjen e tij të parë me fanellën e kuqe të ishullorëve.

Faqja zyrtare e Mallorca ka bërë të ditur sot se trajneri Luis Garcia ka ftuar edhe Vedat Muriqin në përballjen e nesërme (02.02.2022) të Copa del Rey ku Mallorca është mysafire e Rayo Vallecano në ndeshjen që nis prej orës 20:00.

Ndeshja Rayo Vallecano - Real Mallorca i takon çerekfinales së Copa del Rey [Kupa e Mbretit] të Spanjës.



LOJTARËT E FTUAR NGA TRAJERI GARCIA:

Portierë: Manolo Reina, Sergio Rico, Leo Román.

Mbrojtës: Franco Russo, Martin Valjent, Antonio Raillo, Aleksandar Sedlar, Jaume Costa, Brian Oliván, Pablo Maffeo, Giovanni González.

Mesfushorë: R. de Galarreta, Rodrigo Battaglia, Antonio Sánchez, Iddrisu Baba, Salva Sevilla, Javi Llabrés.

Sulmues: Abdón Prats, Fer Niño, Kang-in Lee, Amath Ndiaye, Ángel Rodríguez, Take Kubo, Vedat Muriqi, Matthew Hoppe.

 
Të gjitha lajmet nga La Liga