Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Vedat Muriqi: Kosova më e bukur se Mallorca

Vedat Muriqi: Kosova më e bukur se Mallorca


27 September, 2022 @23:18

Ylli i ndeshjes Kosova-Qipro, Vedat Muriqi, në deklaratën e tij dhënë pas fitores dhe mbijetesës në Ligën C të Kombeve ka folur emocionalisht, por edhe ka theksuar rëndësinë e vendit prej nga vjen.

“Po mundohem të jap maksimumin gjithnjë. Kisha pak fat dhe shënova. Jam i lumtur për këto gola që i shënova por më shumë për fitoren si ekip. Me performancën në klub ftohem këtu, ndërsa paraqitjet këtu përcillen atje. Kosova është vendlindja jonë, është më e bukur se Mallorca,” ka thëmë në fund sulmuesi numër një i Kosovës, pas një shakaje që kishte bërë lidhur me të ftohtin kosovar në krahasim me motin në ishullin spanjoll.

Kosova mposhti Qipron 5-1 sonte, ndërsa Muriqi pos dy golave të shënuara, ka regjistruar edhe një asistim, pos lojës së mirë të treguar.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve