Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES NDAJ IRLANDËS VERIORE

Vedat Muriqi: Udhëtojmë për të fituar

Vedat Muriqi: Udhëtojmë për të fituar


21 September, 2022 @19:18

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, në deklaratën e dhënë për faqen zyrtare të FFK-së ka folur për ndeshjen që Kosova e luan të shtunën ndaj Irlandës Veriore.

Njëri nga futbollistët me formën më të mirë, Vedat Muriqi, beson se Kosova, përkundër mungesave të rëndësishme në këto dy ndeshje, do të arrijë të marrë rezultate pozitive. “Po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut. Sigurisht se do të udhëtojmë për fitore. Në Prishtinë kemi fituar dhe e dimë se çfarë na pret atje. Atje presim të ketë shumë shikues, ku të bashkuar do të na sulmojnë të gjithë, por edhe ne kemi kualitetet tona dhe ashtu siç e kemi fituar ndeshjen e parë, besoj se do ta fitojmë edhe të dytën”, ka theksuar Muriqi.

Ai thotë se Kosova ka një ekip kombëtar të mirë dhe mungesat do të mbulohen me lojtarë tjerë.

TABELA, ORARI dhe REZULTATET

“Shumica e lojtarëve jemi që po luajmë nëpër ekipet tona. Edhe pse kemi mungesa besoj se ata lojtarë që do ta kenë rastin të luajnë në pozitat e atyre që mungojnë, do ta japin maksimumin. Është më rëndësi të kenë një sistem bazë që për momentin e kemi dhe kur e ke sistemin, pavarësisht kush hyn apo kush del nuk krijon shumë dallim”, ka shtuar sulmuesi i Mallorca-s, i cili në këtë edicion ka shënuar tre gola në La Liga.

Ai vë në pah shpirtin luftarak si pikën më të fortë të Dardanëve. “Ne, në asnjë lojë nuk e kemi fituar me rezultat bindës apo me posedim të topit dhe gjuajte, por kemi luftuar dhe kemi fituar me shpirt luftarak. Edhe irlandezo-veriorët janë me mentalitet si ne të Kosovës dhe besoj se do të bëhet një lojë e fortë, por ne me armën tonë kryesore që e kemi shpirtin luftarak do të shkojmë atje dhe ta japim maksimumin”, ka nënvizuar Muriqi.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve