MALLORCA 1-0 ATLETICO MADRID

Vedat Muriqi vendimtar, Mallorca mposht Atletico Madridin
9 November, 2022 @23:30
Mallorca e Javier Aguirres ka shënuar fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit në La Liga, ndërsa Vedat Muriqi ka shënuar golin e pestë në pesë ndeshjet e fundit në LaLiga për ekipin e tij, derisa Mallorca sonte mposhti Atletico Madridin e fortë në Visit Mallorca Estadi të Palma de Mallorcës.
Muriqi është gjendur në moment të duhur në zonë të rreptësisë së kundërshtarit, derisa pas pranimit të pasimit nga Jaume Costa ka gjuajtur me të majtën e tij me të parën, për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij (16’).
Atletico Madrid nuk kishte përgjigje më tej, ndërsa Mallorca kapi tri pikët e radhës për ekipin duke u ngritur në renditje karshi ekipi të Diego Simeones që tashmë tre xhiro nuk sheh fitore në LaLiga!
Ky ka qenë goli i tetë i stinorit për Muriqin me Mallorcën, ndërsa tash ai është në vend të dytë të listës së golashënuesve në Spanjë, pas Robert Lewandowskit të Barcelonës. Si Muriqi edhe Borja Iglesias ka 8 të shënuara.