Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË E 2022/23

Vëllaznimi arrin fitoren e parë sezonale! Visoka debuton me triumf

Festa e Vëllaznimit/ Foto: KFVellaznimi/ fb

Vëllaznimi arrin fitoren e parë sezonale! Visoka debuton me triumf


2 April, 2023 @17:55

Vëllaznimi ka arritur të shënojë fitoren e parë të këtij stinori në Ligë të Parë Grupi A, duke arritur që ta përmbys ekipin e Drenasit që kishte marrë epërsinë në pjesë të parë për të fituar në të dytën.

Fitorja mban gjallë Vëllaznimin në një garë tepër të vështirë për shpëtim, por shpresa thuhet, vdes e fundit, ndërsa trajneri i ri i gjakovarëve Megzon Visoka ka debutuar me fitore te kuqezinjtë e Gjakovës, të cilët janë këndellur në 15-minutëshin e fundit të ndeshjes për të fituar duelin, për rezultatin përfundimtar, Vëllaznimi 2-1 Drenasi [Albutrint Morina 76, Argjend Qela 88 - n.n. 20].

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi me fitoren e parë sezonale ka arritur në kuotën e gjashtë pikëve pas 20 ndeshjesh dhe është 14 pikë larg A&N-së që është e parafundit, derisa deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe shtatë xhiro! Drenasi në anën tjetër ka 26 pikë dhe duket të jetë i sigurt në mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë