Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI 4-0 BESA

Vëllaznimi bindës, fitorja e katërt rresht

Vëllaznimi bindës, fitorja e katërt rresht


25 September, 2021 @17:18

Lideri i Ligës së Parë A të Kosovës, Vëllaznimi ka kaluar pa shumë telashe kundërshtarin e sotëm, që është i fundit në renditjen tabelare, Besa e Pejës.

Vellaznimi

Gjakovarët kanë fituar ndeshjen me rezultat të thellë 4-0, pas një pjese të parë krejtësisht shterpe, ku nuk kishte gola.

TABELA AKTUALE

Por në pjesën e dytë ekipi i drejtuar nga Gentrit Begolli ka shpërthyer dhe ka shënuar katër herë në portën kundërshtare për të fituar ndeshjen 4-0 [Antonio Marku 50, Rron Rogova 54, Albin Prapashtica 73p., Lekë Vula 84].

Kjo ka qenë fitorja e katërt me radhë e Vëllaznimit pas startit me barazim dhe ekipi kuqezi është lider i Ligës së Parë A edhe këtë xhiro, ndërsa Besa është e fundosur në renditje, pa fitore ende dhe me një pikë të vetme të fituar.

Vellaznimi vs Besa


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë