Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Vëllaznimi falenderon Toppmöllerin

kfvellaznimi/facebook

Vëllaznimi falenderon Toppmöllerin


28 September, 2014 @20:02

Tifozët e Vëllaznimit të Gjakovës sot kanë falenderuar gjermanin Klaus Toppmöller. 

Sipas disa informatave që janë botuar në faqen e klubit në Facebook, përflitet se ish trajneri i  Bochumit, Hamburgut e Bayer Leverkusenit është i interesuar që të investojë në skuadrën gjakovare e ndoshta edhe ta blejë atë. 

Në ditët në vazhdim pritet të shihet se çka do të ndodhë me këtë njoftim, por sidoqoftë, tifozët kanë falenderuar atë dhe i kanë uruar mirëseardhje në gjermanisht, si në foton e botuar nga faqja zyrtare e klubit gjakovar në Facebook. 

Vëllaznimi është aktualisht në pozitën e tretë të Superligës së Kosovës, me 10 pikë të fituara nga 7 ndeshjet e para të kampionatit. 


 
Të gjitha lajmet nga