Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Vëllaznimi fillon përgatitjet

Gent Polloshka/BOROZANI

Vëllaznimi fillon përgatitjet


29 June, 2016 @16:03

Pas pushimit disa javor pas përfundimit të sezonit 2015/2016, klubi i Vëllaznimit ka filluar përgatitjet për sezonin e ri.

Lojtarët dhe shtabi teknik në krye me Skënder Shengylin janë takuar dje në stadiumin e qytetit, ku u shpalos edhe plani i përgatitjeve parasezonale. Sipas planit, faza e parë do t’i përkushtohet përgatitjeve fizike, kurse faza e dytë do të orientohet nga përgatitjet teknike dhe taktike. Lajmi është komunikuar nga ‘Radio Gjakova’.

Ndër të tjera, nënkryetari i klubit gjakovar, Artan Muhaxhiri, ka deklaruar që stërvitjet e plota do të nisin në muajin korrik, ndërsa do të ketë edhe ndeshje miqësore me skuadra të ndryshme.


 
Të gjitha lajmet nga