MYSAFIRËT
Vëllezërit Xhaka, vizituan Prishtinën
26 December, 2014 @15:03
Dyshja, Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka, për festat e fundvitit po qëndrojnë në Prishtinë.
Me këtë, ata kanë shfrytëzuar rastin që të vizitojnë edhe ekipin e Prishtinës sot në stërvitje.
Ata kaluan disa momente me futbollistët e ekipit bardhekaltër duke i uruar sukses atyre, ndërsa nuk u deklaruan publikisht, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti.
Granit Xhaka vesh fanellën e përfaqësueses së Zvicrës dhe luan për Borussia Monchengladbachun në Bundesligë, derisa Taulant Xhaka luan për Baselin në Superligën e Zvicrës dhe djersit fanellën e kombëtares shqiptare.