MARCA

El Nino, kthehet në fole!
25 December, 2014 @22:25
Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, i njohur me nofkën El Nino, kthehet në Atletico Madrid, ku pritet të qëndrojë deri në fund të stinorit 2015/16, kur edhe i përfundon kontrata me Chelsean.
Njoftimin e ka dhënë sot spanjollja Marca, duke bërë të ditur që ekipi kampion i Spanjës, Atletico Madrid, ka shfrytëzuar pushimin e Krishtlindjeve për të bërë negociata me Milanin dhe Chelsean.
Torres është aktualisht në Milan, si huazim nga Chelsea. Mirëpo, pasi që u tregua joproduktiv te ekipi italian, Milan dëshiron që t’ia ndërpres kontratën e huazimit atij menjëherë.
Si kundërshpërblim ndaj Milanit, Atletico Madrid do t’ia jep Rossonerëve Alessio Cercin.
Atletico Madrid udhëhiqet nga argjentinasi Diego Simeone, që ka qenë bashkëlojtar i Torresit në kohën kur ky i fundit ka luajtur për Rojiblancot.