SHQIPTARI
Ibraimi, më i miri në Maqedoni
24 December, 2014 @15:46
Mesfushori 26 vjeçar i Mariborit të Sllovenisë, Agim Ibraimi, është shpallë zyrtarisht lojtari më i mirë i Maqedonisë.
Ibraimi ka lënë pas tij sulmuesin e Galatasarayit, Goran Pandev dhe mbrojtësin e Mainzit, Nikolce Noveski për të fituar për të dytën herë me radhë këtë çmim.
Ndër të tjera, Jasir Asani, një futbollist tjetër me kombësi shqiptare në Maqedoni, ka arritur të fitojë çmimin e lojtarit më të mirë të ri të Maqedonisë.
Asani është mbrojtës i majtë dhe ka një ndeshje të zhvilluar me shpresat e Maqedonisë.