LEGJIONARI
Muriqi nuk ndalet së shënuari
23 December, 2014 @15:53
Ish sulmuesi i Lirisë së Prizrenit, Vedat Muriqi, ka kapur formën e mirë në Turqi me ekipin e tij Giresunspor.
Ai ka shënuar sot përsëri në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Turqisë ndaj ekipit të elitës turke, Gençlerbirligi.
Skuadra e Muriqit barazoi në fund ndaj mysafirëve nga Ankaraja me rezultat 2-2, ndërsa me këtë barazim ekipi i Giresunit zë vendin e dytë në Grupit H të Kupës me 4 pikë nga 3 ndeshje të zhvilluara.