SUPERCOPPA
Napoli triumfon në dramë, fiton Superkupën
22 December, 2014 @22:16
Napoli ka triumfuar në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Italisë, të zhvilluar sonte në Doha të Katarit.
Ekipi i Rafa Benitezit, Napoli, ka marrë trofeun e dytë në drejtim të tij, duke e mposhtur kampionin e trefishtë të fundit të Italisë - Juventusin, duke e mposhtur pas penalltive.
Raste të shumta, gola, shtylla dhe kartonë të verdhë - përplotë, derisa ndeshja nuk u zgjodhi fituesin pas 90, e as pas 120 minutave lojë.
Sulmuesit argjentinas të të dy skuadrave ishin në formë sonte. Carlos Tevez i jepte epërsinë Juventusit, derisa Gonzalo Higuain barazonte për Napolin.
Kështu shkoi edhe në vazhdime, Tevez shënoi për avancim të Bianconerëve 2-1, por Higuain përsëri barazoi 2-2 dhe fati i ndeshjes duhej të zgjidhej pas penalltive.
Numri një i botës në portë, Gianluigi Buffon, tregoi edhe njëherë cilësitë e tij duke mbrojtur tre penallti - por këtë nuk e shfrytëzuan lojtarët e ekipit duke dështuar të shënojnë.
Në anën tjetër edhe portieri brazilian i Napolit, Rafael Cabral nuk mbeti duarbosh, duke e mbrojtur penalltinë vendimtare të shutuar nga Simone Padoin.
Ky ka qenë triumfi i dytë i Napolit në Superkupë, derisa të parën e kishin fituar në kohën e të madhit, Diego Maradona (1990).
FAKT:
Napoli tre herë ka zhvilluar ndeshje të Superkupës italiane dhe në të tre finalet është takuar me Juventusin. | Nga tre Superkupat e zhvilluara Napoli ka fituar 2, atë të vitit 1990 (5-1) dhe 2014 (2-2 [8-7]), derisa është mposhtur në atë të vitit 2012 (4-2). |