BVB
Transferi i parë i Dortmundit
22 December, 2014 @19:15
Skuadra e cila e përfundoi pjesën e parë të kampionatit të Bundesligës në pozitën e parafundit, Borussia Dortmund, ka filluar të punojë në drejtim që kthehet aty ku e ka vendin, pra në pjesën e sipërme të radhitjes tabelare.
Për t’i shpëtuar pjesës së poshtme të tabelës, milionerët kanë filluar me përforcimin e skuadrës, ndërsa lojtari i parë që do t’i bashkohet është reprezentuesi slloven, Kevin Kampl.
Kampl ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2019, njofton faqja zyrtare e klubit verdhezi.
24 vjeçari është transferuar nga skuadra austriake, Red Bull Salzburg, me të cilën sivjet ka shënuar 5 gola në 18 paraqitje në kampionatin austriak, si dhe 4 gola në 6 paraqitje në Europa League.
Dortmund për Kamplin ka paguar dëmshpërblim prej 12 milionë eurove.