ALBANI
Portieri i kombëtares, më i miri i Shqipërisë
23 December, 2014 @13:56
Portieri i kuqeverdhëve nga Tirana, Alban Hoxha, është shpallë lojtari i vitit në Shqipëri për këtë vit.
Në mbrëmjen e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe votave të 10 trajnerëve dhe 10 kapitenëve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, Hoxha morri më shumë vota se futbollisti i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi dhe sulmuesi kroat i Kukësit, Pero Pejic, për të fituar këtë çmim prestigjioz.
“Jam i lumtur për këtë vlerësim. Falenderoj ata që më përzgjodhën. I jam mirënjohës shumë edhe Gianni De Biasit për besimin që ma ka dhënë duke më bërë pjesë të kuqezinjëve,” ka thënë njëshi i Partizanit, transmeton Panorama Sport sot.
Alban Hoxha 27 vjeç ka thyer rekordin e Shqipërisë duke e mbajtur portën e paprekur për 1089 minuta lojë në elitë.
Para se të veshte fanellën e Partizanit, Hoxha i lindur në Cërrik, ka luajtur për: Turbinën, Dinamon, Apoloninë, Kastriotin dhe Besën.