VOKRRI
Kosova mund të vishet me Adidas ose Nike
23 December, 2014 @14:56
Në një takim që ka pasur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, me përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore për veshëmbathje sportive - mund të përfitojë reprezentacioni i Kosovës.
“Jam takuar me përfaqësues të Nike dhe Adidas dhe takimi ka qenë i frytshëm. Nuk mund të garantoj, por pas disa takimeve në të ardhmen mund të ndodh që ndonjëra nga këto kompani të jetë sponzor i përfaqësueses,” ka thënë Fadil Vokrri, transmeton Koha Ditore sot.
Kosova deri më sot është veshur me fanellat e kompanisë Legea. Ndërsa dy kompanitë të përmendura më lartë, janë më të mëdhatë në botë.
Takimi ka ndodhur pasi që kreu i FFK-së ka qenë mysafir i legjendës së Werder Bremenit, Dieter Burdenski, në ndeshjen Werder Bremen - Borussia Dortmund.
Kosova këtë vit u lejua nga FIFA që të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe prej asaj date përfaqësuesja e udhëhequr nga Albert Bunjaku ka luajtur me Haitin, Senegalin, Turqinë, Omanin dhe Wilin (ekip).