SARDEGNA
Zola, për të shpëtuar ekipin
25 December, 2014 @21:42
Mesfushori që ka ditur të shënojë gola të bukur për ekipet ku ka luajtur, Gianfranco Zola, është emëruar trajner i ri i Cagliarit në Serie A.
Ish futbollisti i Chelseat, që ka përfunduar karrierën në vitin 2005 duke luajtur te Cagliari - është kthyer aty si trajner, ka bërë të ditur sot faqja zyrtare e klubit italian.
Zola, 48 vjeç, do të zëvendësojë çekun Zdenek Zeman, që nuk arriti rezultate të mira me ekipin nga ishulli i Sardenjës këtë stinor.
Me këtë, Zola do t’i kthehet punës së trajnerit prej se e la detyrën te Watford në vitin 2013.