TRAJNERI I MADH
Ndikimi i Fergusonit me orë
25 December, 2014 @22:07
“Shumëherë nuk ka funksionuar, por ka pasur edhe raste kur ka funksionuar dhe atë mirë,” tregon sot trajneri legjendar i Manchester Untitedit, Sir Alex Ferguson, trikun e tij me orë.
Zakoni i Fergusonit ka qenë që të dalë te vija e autit dhe me gishtin tregues të dorës së djathtë - të tregojë orën në dorën e majtë të tij.
Kjo ka ndikuar si te referët, ashtu edhe te kundërshtari në fushë, posaçërisht kur Manchester United ka qenë duke humbur ose duke e kërkuar fitoren gjatë rezultatit të barabartë në minutat shtesë të ndeshjes, por nuk e ka mohuar se e ka përdorur edhe për raste, kur ka kërkuar që të mos i rrezikohet fitorja.
Këtë e ka pranuar vetë Fergie, duke folur në një emision special për Krishtlindje për BT Sport.