NGA KONFERENCA
Vendimi për Valon Berishën, flet Challandes
30 March, 2021 @18:03
Bernard Challandes ndër të tjera në konferencë për shtyp ka bërë të ditur se gjendja e Valon Berishës do të monitorohet në stërvitjen e sontme dhe do të vendoset nëse ai do të jetë në gjendje për të qenë pjesë e 11-shes nesër.
Kosova është mysafirë në Spanjë, ndërsa para pak minutash ka përfunduar konferenca për shtyp e përzgjedhësit Challandes.
“Duhet të presim stërvitjet tash. Besoj që edhe ju do të jeni aty dhe do ta kuptoni saktë. Përgjigjja e saktë për Valon Berishën do të mirret pas stërvitjeve të sotme. Ai ka lëndim, që është i lehtë, do të testohet dhe saktë do të kuptohet gjithçka pas stërvitjeve,” ka thënë ndër të tjera selektori zviceran i Kosovës.