FORMACIONI I MUNDSHËM
Pa Beratin dhe me mesfushë ndryshe, plani i Rejas
30 March, 2021 @15:26
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Edy Reja, është duke planifikuar një 11-she tjetër të kuqezinjëve për përballje ndaj San Marinos nesër.
Sipas asaj që është parë në stërvitje të kombëtares së fundi, italiani Reja do të bëj një 3-5-2 përsëri, por me lojtarë tjerë, mes të cilëve nuk do të jetë më i rëndësishmi i mbrojtjes, Berat Djimsiti.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË:
Portier: Thomas Strakosha (Etrit Berisha);
Mbrojtës: Fred Veseli, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli (Erjon Hoxhallari);
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT AKTUALE
Mesfushorë: Qazim Laçi (Sherif Kallaku), Ylber Ramadani, Ledian Memushaj, Ermir Lenjani (Odise Roshi), Albi Doka.
Sulmues: Rei Manaj, Sokol Çikalleshi (Armando Broja).
Shqipërisë nga kjo ndeshje i duhen 3 pikë patjetër për të qëndruar në garë për një vend sa më të mirë në renditjen përfundimtare të grupit kualifikues.