Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EINTRACHT FRANKFURT - CHELSEA

Vendoset në Londër

Fotot: UEL/fb

Vendoset në Londër


2 May, 2019 @23:04

Pedro Rodriguez me golin e shënuar pak para fundit të pjesës së parë në Frankfurt, ka përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes Eintracht - Chelsea (1-1) ndërsa ka shpëtuar ekipin e tij nga humbja në përballjen e parë gjysmëfinale të Europa Ligës.

Luka Jovic, sulmuesi serb i Eintrachtit i ka dhënë epërsinë vendasve 1-0 (23’) duke shënuar bukur me kokë.

Eintracht Frankfurt

Ndërsa Chelsea iu kundërpërgjigj ekipit gjerman në fund të pjesës së parë, kur pas një tollovie nga korneri, më së miri në zonë u gjend Pedro, i cili ndali topin me të djathtën për të shënuar bukur me të djathtën (45’) dhe për të përcaktuar rezultatin përfundimtar.

Ndeshja e kthimit, pas një jave në Londër.

 


 
Të gjitha lajmet nga Europa League