Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRIKA NGA KOSOVA

Veriirlandezët e shohin të vështirë ndeshjen ndaj Kosovës

Foto: nifa/fb

Veriirlandezët e shohin të vështirë ndeshjen ndaj Kosovës


9 June, 2022 @14:58

Në një artikull të botuar në faqen zyrtare të Federatës së kundërshtarit të sotëm të Kosovës, Irlandës Veriore, është thënë se ndeshja ndaj Dardanëve pritet të jetë shumë e vështirë.

Derisa trajneri Ian Baraclough shpreson të befasojë Kosovën sonte, në artikull theksohet rreziku që mund t’i bëj Kosova përmes yjeve të ekipit, ku së pari përmendet Amir Rrahmani, pastaj dyshja Vedat Muriqi dhe Milot Rashica, por gjithashtu edhe Edon Zhegrova e Valon Berisha.

ORARI I TË GJITHA NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Përndryshe, Irlanda Veriore ka shënuar vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe atë ndaj Luksemburgut jashtë (1-3, 25 mars 2022, miqësore), kurse ka edhe dy humbje e dy barazime.

Në anën tjetër, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të Kombeve, Irlanda Veriore është mposhtur nga Greqia 0-1 (njëjtë sikurse Kosova), ndërsa ka barazuar me Qipron 0-0.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve