Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARMEND THAQI

Vështirë, por e duam finalen

Foto: prishtinafc.com

Vështirë, por e duam finalen


2 June, 2020 @15:21

Mbrojtësi i dalluar i Prishtinës, Armend Thaqi, që është edhe reprezentues i Kosovës ka thënë se ekipi e don finalen, përkundër se do të jetë duel i vështirë.

Në një prononcim të tijin për faqen zyrtare të klubit bardhekaltër, Thaqi ka cekur se Prishtina shpesh ka vuajtur prej Drenicës si vendas dhe shpreson që kjo të mos ndodh edhe kësaj radhe.

“Po fillojmë sërish pas një pauze jo të dëshiruar nga të gjithë ne futbollistët, mirëpo u përballëm me pandemi globale duke shpresuar se tani më e kemi tejkaluar. I kthehemi ndeshjes së parë kundër një kundërshtari të vështirë siç është Drenica. Tradicionalisht vuajmë kundër Drenicës, sepse kanë ekip të mirë dhe lojë të rrjedhshme tani e disa vite rresht. Mirëpo, ne nuk kemi rrugë tjetër, të hyjmë në ndeshje për ta mposhtur lojën e tyre dhe të arrijmë rezultat sa më pozitiv për ndeshjen e kthimit. Të gjithë e din synimin tonë që të arrijmë finalen me çka besoj se do t’i afroheshim shumë garave ndërkombëtare, pra nëse vije puna edhe nëpërmjet Kupës”, ka thënë kapiteni, Armend Thaqi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga